
Shoferët, pak kujdes në trafik, 62 aksidente për 24 orë në Kosovë
22 tetor 2020
| 08:51
Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente, prej të cilave 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjerë me dëme materiale.
Në raportin e dërguar nga Policia e Kosovës nuk raportohen aksidente me fatalitet.
Ndërsa për mosrespektim të ligjit janë shqiptuar mbi 900 tiketa trafiku.