Shoferi kapet me 124 km/h në zonë 40 km/h, policia i shqipton 400 euro gjobë e ia ndalon vozitjen për 9 muaj
Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësiti i trafikut të Prishtinës, ka gjobitur një person me 400 euro, me 4 pikë negative si dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 9 muaj.
Në njoftim bëhet e ditur se shoferi kishte vozitur veturën me shpejtësi prej 124 km/h, në zonën ku kufizimi është 40 km/h.
Njoftimi:
Prishtinë, 07 mars 2026- Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta, ka identifikuar një kundërvajtës i cili ka tejkaluar kufizimin e shpejtësisë së lejuar.
I njëjti është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro,
4 pikë negative, dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.



