Shoferin e zë gjumi, 14 të vdekur e 30 të lënduar nga aksidenti i autobusit në Tajlandë

05 dhjetor 2023 | 15:42

Të paktën 14 persona kanë vdekur në një aksident autobusi pasi shoferin dyshohet se e ka zënë gjumi në timon.

Më shumë se 30 të tjerë janë lënduar në përplasjen në Tajlandë herët në mëngjes.

Autobusi po shkonte në jug nga kryeqyteti Bangkok kur doli nga rruga dhe u përplas në një pemë në provincën Prachuap Khiri Khan.

Në bordin e autobusit, i cili do të shkonte në provincën Songkhla, ishin total 49 persona.

Ai ka goditur një pemë pranë Parkut Kombëtar, Hat Wanakorn, ka thënë një oficer i policisë lokale.

“Ne supozojmë se shoferi mund të ketë rënë në gjumë”, ka thënë koloneli i policisë Weerapat Ketesa, mbikëqyrësi i stacionit të policisë Huay Yang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar rezultatin e Kosovës…