“Shokët e Gjuriqit, Gjuriqat e vegjël”, mllef e akuza të rënda të Nasim Haradinajt për ata që i konsideron spiunë

09 tetor 2025 | 22:33

Në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7për të folur për rastet e spiunazhit marrë shkas nga arrestimi i Fatmir Shehollit, të ftuar janë Nasim Haradinaj, Nexhmedin Spahiu, Blerim Latifi, Burim Ramadani e Skender Perteshi.

Haradinaj shprehet i mllefosur dhe me akuza të rënda, për ata që i konsideron spiunë, për të cilët thotë se ka shumë prej tyre.

Madje ai shton se nuk duhet befasuar kur dalin spihunët, por vetëm duhet të shihet se sa e kanë dëmtuar Kosovën.

“Jaranat e Gjuriqit më kanë qit në burg edhe atëherë, e gjuriqave të vegjël, e Titave, e të Milloshave e Kol Shirokave, qita më kanë dekonspiru, qita më kanë munu, qita i kom luftu, qita i kom njek prej ktuhit. Tash ata i kanë fëmijët këtu. Unë e kam shpihunin e parë në ZPS, i pari njeri që u mundu mem dekonspiru dhe mem qit në kurth është analist, koleg. Djali i qatij që është në burg dhe i dyshum për spiunazh. Ky është më i lehti, por na i kem në krye të shtetit, në mes të AKI,na kem që na kanë fut edhe ndërkombëtarët, por na i kem edhe në AKI. Nuk duhet me u befasu kur na dalin këta, por na duhet me kqyr sa na kanë dëmtu”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në debatin për kryeqytetin, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran…