Shokohet Serbia midis Leskovcit, Shqipëria fiton me golin e Rey Manajt

11 tetor 2025 | 22:58

Atë që nuk arriti ta bënte në Tiranë, e bëri në Leskovc. Rey Manaj është heroi ynë, i të gjithë shqiptarëve, që tani kemi arsye të vërtetë për ta ëndërruar atë që nuk e kemi arritur kurrë, Kampionatin Botëror.

Shqipëria arriti që në Leskovc të mposht Serbinë minimalisht 0:1, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ishte Rey Manaj i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm në minutat shtesë të pjesës së parë.

Dhe, festoi duke e bërë shqiponjën në Serbi, për çka padrejtësisht u ndëshkua me karton të verdhë.

Menjëherë pas golit, tifozët serbë filluan thirrjet skandaloze: Vrite shqiptarin.

Paraprakisht, pati thirrje nga ta edhe të llojit: Kosova është Serbi. Për këto, sigurisht se do të marrin gjobën e merituar.

Por, ajo që ka rëndësi është se kuqezinjtë arritën një fitore të madhe.

Pas kësaj fitore, Shqipëria ka 11 pikë në vendin e dytë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë. Në…