Shokon 28-vjeçarja: S’du m’i pa 5 fëmijët, ish-burri m’ka rreh me shkop

28 tetor 2025 | 21:06

Pas historisë së Gafurr Rexhepit dhe pesë fëmijëve që po rriten pa nënë, rrugëtimi i Kiks Kosovës vazhdon në Dobrajë të Vogël të Lipjanit.

Në këtë fshat të qetë, në një shtëpi modeste, jeton Selvete Kadriaj – gruaja që për gati tri vjet nuk është parë me fëmijët e saj.

Oborri i shtëpisë ku jeton tashmë Selvetja me burrin, Elham Kurteshaj, është mbuluar nga balta.

E nga shtëpia njëkatëshe me mure të plasaritura e me kushte jetese jo fort të mira, doli 28-vjeçarja.

Pavarësisht kushteve, ajo thotë se për herë të parë pas shumë vitesh ndjehet e lirë dhe e qetë.

11 vjet martesë me Gafurrin, thotë se i kishte kaluar për zi. Ajo ka rrëfyer se atje është ndjerë e izoluar dhe e nënshtruar.

Për shkak të lodhjes nga dhuna, vendosi të largohej me djalin e saj të vogël, tashmë tre vjet më parë, dhe të kthehej në familjen e prindërve në Shtime.

Deri atje u përcoll nga ish-vjehrri, Ruhan Rexhepi, pa e ditur se nusja nuk do të kthehej më.

Atje i la katër fëmijët e tjerë.

Gjatë kësaj kohe, përdori shtesat e katër fëmijëve që i merrte nga Qeveria e Kosovës për t’u kujdesur për djalin e vogël.

Me ato para blinte ushqim, pelena dhe ilaçe.

Paratë për fëmijët, që herë ishin 120 e herë 150 euro në muaj, ajo thotë se i ka marrë vetëm për 8 muaj, jo për rreth 3 vjet, siç pretendon familja e ish-burrit.

Gjatë kohës sa qëndroi te familja, ajo u njoh me burrin e saj aktual, Elham Kurteshaj, përmes TikTok-ut, dhe pas një jave vendosi të fillonte një jetë të re me të në Dobrajë të Vogël.

Djalin e vogël e la te babai i tij, Gafurr Rexhepi.

Me asnjërin prej pesë fëmijëve, 28-vjeçarja thotë se nuk dëshiron të flasë e as të takohet, ani pse ish-burri ia lejon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së AAK-së në Junik, Leonard Llolluni, ka…