Shokon Bebe Rexha: Si tentuan të më përdhunonin (Foto)

03 shtator 2019 | 15:35

Shqiptarja Bebe Rexha është ndër të paktat artiste që flet hapur për jetën e saj. Ylli ka treguar se gjatë karrierës së saj ka pasur takime me producentë, të cilët kanë tentuar të abuzojnë me të.

“Ishte një producent që hynte në studio dhe më bënte masazh te këmbët. Një herë ai u përpoq t’i vendoste duart më lart gjunjëve të mi dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët.

Ai tha: “Unë do të bëj atë që dua”.

“Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”, ka rrëfyer Bebe, teksa shton se ky është një person mjaft i famshëm në ditët e sotme.

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha.

Në heshtje thirra një taksi dhe ika nga atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”, ka rrëfyer Bebe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “M&Sillosi” ka filluar eksportimin e kontingjentit të 25-të me…