Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme i shpreh ngushëllimet familjes duke bërë shqiponjën me duar në respekt të tij

22 gusht 2025 | 17:34

Ndue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri para dy ditësh nga qeramarrësi i tij pas një konflikti në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë.

Ndueja ishte pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, raporton Euronewsal.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar aktori i njohur Jean Claude Van Damme. Nga një spital në Francë, ku tha se po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit në këmbë dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçar shqiptar dhe gjithë Shqipërisë.

Nëpërmjet postimit të tij, Van Damme i shprehu ngushëllime familjes së mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje këtë të…