Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro

16 shkurt 2021 | 11:46

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro e cila do të jetë në shërbim të shoqatës dhe të qytetarëve. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“2.5 milionë euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, ku do të ndërtohet një thertore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Muharremaj.

Po ashtu ai ka njoftuar se me anë kësaj kontrate do të krijohen 50 vende pune.

“Sot u nënshkrua kontrata mes komunës së Suharekës dhe Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 43-vjeçare shkoi në stacionin vendor të policisë pasi…