Shoqata “Shoqëria e Re” me deklaratë publike për drejtësinë dhe dinjitetin e UÇK-së: Liri për çlirimtarët

16 shkurt 2026 | 20:36

Shoqata “Shoqëria e Re” ka dalë me deklaratë publike për drejtësinë dhe dinjitetin e UÇK-së.

Shoqata “Shoqëria e Re” ka theksuar se “sot, më shumë se kurrë, është koha të qëndrojmë të bashkuar, të ngremë zërin për mbrojtjen e së vërtetës, mundin, sakrificën dhe luftën e pastër të UÇK-së, që bëri për lirin e Kosovës, të kërkojmë drejtësi të vërtetë për udhëheqësit e saj që po mbahen në Hagë. Të mbrojmë historinë dhe të ardhmen e Kosovës! Liria ka emër! UÇK! Liri për çlirimtarët!!!”.

Deklarata e plotë: 

Procesi gjyqësorë cili po zhvillohet në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është thjesht një çështje një procesi gjyqësor. Kjo është provë e kujtesës sonë kombëtare, e sakrificës së popullit tonë dhe e mënyrës se si bashkësia ndërkombëtare trajton historinë tonë. Ky proces nuk mund të shihet vetëm në aspektin formal ligjor, sepse ai prek thellë emocionet, besimin dhe krenarinë e një kombi që ka luftuar për ekzistencën dhe lirinë e tij.
UÇK-ja nuk ka qenë kurrë një organizatë kriminale por ka qenë zëri i një populli të shtypur, simbol i rezistencës dhe përgjigje ndaj dhunës dhe persekutimit të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të konfliktit. Lufta e Kosovës nuk ka qenë thjesht një luftë e armatosur por ka qenë një betejë për dinjitet, për të drejtën për të ekzistuar dhe për të jetuar i lirë në atdhe. Të gjithë ata që kanë shërbyer në UÇK, përfshirë udhëheqësit tanë, kanë sakrifikuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të krijuar mundësinë e një shteti të pavarur. Megjithatë, sot, procesi në Hagë është karakterizuar nga mungesa e transparencës, me akuza të fabrikuara në Serbi, me dëshmitar të përpunuar, dhe kohëzgjatje të jashtëzakonshme, gjë që e bën të vështirë të besohet se drejtësia po kryhet në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Kufizimet në qasje ndaj dokumenteve dhe dëshmive, përkthimet e vonuara, dhe masat e rrepta të paraburgimit krijojnë një perceptim se ky proces nuk është i balancuar. Çdo vendim që duket i njëanshëm ose i bazuar mbi akuza të pamjaftueshme juridikisht, është jo vetëm një padrejtësi ndaj të akuzuarve, por edhe një cenim i historisë sonë kombëtare. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç drejtësisë, gjykim të paanshëm, të respektohet sakrifica historike e popullit tonë dhe të udhëheqësve të UÇK-së. Çdo vendim duhet të bazohet mbi prova të pakundërshtueshme dhe të verifikueshme, dhe jo mbi pretendime politike ose interpretime selektive. Andaj besimi i kësaj gjykate sot është vu në provë.
Të indinjuar nga gjithë këto parregullsi, paragjykime akuza të pabazuara në fakte, ne nuk mund të pranojmë që historia e sakrificës së UÇK-së të deformohet ose të përdoret si mjet për perspektiva selektive gjyqësore, që nuk përputhen me realitetin e provuar !
Ne duhet të kujtojmë se çdo proces gjyqësor i rëndësishëm që lidhet me periudhën pas luftës ka një sfond të thellë politik dhe historik. Raporti i Marty-t i vitit 2011 ngriti pretendime shumë të rënda për krime për gjoja trafikim organesh, por hetimet e mëvonshme nga Special Investigative Task Force (SITF) treguan qartë se këto pretendime nuk u vërtetuan me prova të besueshme juridikisht, Hetimet e SITF-it e konfirmuan këtë të pavërtetë. Megjithatë, kjo çështje vazhdon të përdoret si justifikim për proceset që sot po zhvillohen në Hagë, duke ushqyer perceptime të padrejta dhe polarizim politik.
Për këtë arsye, bëjmë thirrje për mobilizim qytetar, të gjitha Shoqatave studentore, duke organizuar dhe marrë pjesë në protesta paqësore, si mënyrë për të kërkuar transparencë, rishikim të akuzave të padrejta dhe mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarve që po gjykohen në Hagë. Çdo qytetar që beson në lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin historik duhet të bashkohet në këtë thirrje. Është koha të sigurohemi që vendimet e Hagës të jenë të bazuara mbi prova të qarta, duke respektuar të drejtën për mbrojtje, barazinë para ligjit të Republikës së Kosovës dhe duke respektuar standardet më të larta të drejtësisë ndërkombëtare.
Të ngriteshë në këmbë, në mbrojtje të vletave kombëtare dhe në mbrojtje të atdheut, nuk është politik!
Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet në Gjykatën e Hagës. Ne nuk do të pranojmë që sakrifica e UÇK-së dhe veprimet heroike të udhëheqësve tanë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të deformohen nga interpretime selektive, nga akuza të pabazuara, ose gjykim të mungesë së transparencës. Çdo qytetar që beson në drejtësi duhet të bashkohet me ne, të ngrijë zërin, dhe të bëhet pjesë e kërkesës për një proces të drejtë dhe të ndershëm.
Sot, më shumë se kurrë, është koha të qëndrojmë të bashkuar, të ngremë zërin për mbrojtjen e së vërtetës, mundin, sakrificën dhe luftën e pastër të UÇK-së, që bëri për lirin e Kosovës, të kërkojmë drejtësi të vërtetë për udhëheqësit e saj që po mbahen në Hagë. Të mbrojmë historinë dhe të ardhmen e Kosovës! Liria ka emër! UÇK! Liri për çlirimtarët!!!

Nga Shoqata “Shoqëria e Re”, Zvicër më 16 Shkurt 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së…