Shoqëria civile i kërkon ShBA-së ta shqyrtojë thirrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

09 nëntor 2021 | 14:00

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova kanë kërkuar përmes një letre që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ta shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden.

“Radio Evropa e Lirë” ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Vërtetësinë e kësaj letre e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” njëri nga nënshkruesit e saj, Agon Maliqi, kryetari i bordit të platformës jofitimprurëse, “Sbunker”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kontekstin delikat të sigurisë në Ballkan, që prodhon ndarje të thella etnike dhe shpesh paqëndrueshmëri. Megjithatë, duke pasur parasysh përparimin e vazhdueshëm që Kosova ka bërë gjatë viteve për të ndërtuar demokraci, por edhe raportet e posaçme mes popullit të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara, ne besojmë se Kosova meriton të jetë pjesë e kësaj iniciative strategjike dhe do të përfitonte nga e njëjta”, është thënë në letër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajrije Morina, drejtoreshë e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit…