Shoqërohen në stacionin policor në Ferizaj tre persona, dyshohet se kanë vjedhur dru

05 shtator 2021 | 14:10

Policia në Ferizaj ka bërë me dije se kanë hasur në 3 persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt.

Sipas policisë, ata po i transportonin drunjët me një kamion dhe dy furgona.

Të njëjtit policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët (afërsisht 15m) u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon të qytetarët që saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e "Coronës" ende e mban të mbërthyer botën. Megjithëse…