Short i vështirë për Bashkimin në FIBA Europe Cup

23 korrik 2025 | 13:06

Skuadra e Bashkimit debuton në sezonin 2025/26 në garat e evropiane. Skuadra nënkampione e Kosovës në basketboll nuk ka pasur fat në shortin e kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Prizreni do të përballet me ekipin e madh nga Polonia, Anwil për një vend në Grupin F të stinorit të rregullt.

“Pas hedhjes së shortit për kualifikimet e FIBA Europe Cup, ekipi ynë do të përballet me skuadrën polake Anwil Włocłaëek – një ndër klubet më të suksesshme në basketbollin polak dhe me përvojë të madhe në garat evropiane”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Bashkimi e Anwili do ti luajnë dy ndeshje, vajtje – ardhje dhe fituesi do të jetë pjesë e FIBA Europe Cup kurse humbësi do të eliminohet. Duelet e para të kualifikimeve të FIBA Europe Cup, do të luhen më 24 shtator kurse ato të kthimit më datën 1 tetor.

Klubi nga Prizreni ka bërë me dije se ka synime të mëdha në këtë përballje: “Synimi ynë do të jetë i qartë: të japim maksimumin për të kaluar në fazën tjetër dhe për të përfaqësuar me krenari klubin tonë në Evropë”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kadastrale e Kosovës mbajti sot konferencë për media në…