
Shorti i UEFA-s i vjen në ndihmë, një skuadër shqiptare arrin grupet e Evropës
21 korrik 2025
| 15:42
Një nga skuadrat shqiptare me gjasë do të mund të luajë në fazën e grupeve në një kompeticion evropian.
Matematika është fare e thjeshtë për Shkëndijën dhe Dritën, që mund të “përplasen” nëse humbasin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ndaj kundërshtarëve si FCSB nga Rumania dhe Copenhagen nga Danimarka.
Përballja direkte mes Dritës dhe Shkëndijës në turin e tretë të Ligën e Evropës do të bënte që ekipi i cili triumfon, të kalonte në “play-off” të këtij kompeticioni, çka do të thotë se edhe me humbje më pas, njëra nga ato do siguronte minimalisht grupet e Ligës së Konferencës.