
Shorti për Europa League, Prishtina sot mëson kundërshtarin
Sot me fillim nga ora 15:00 në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për kualifikimet e Europa League.
Fituesja e Kupës së Kosovës, do të njoftohet me kundërshtarin e fazës së pare në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian.
Ekipi nga kryeqyteti, pjesëmarrjen këtu e siguroi pasi në finale e Kupës e mposhti Llapin duke u rikthyer në garat evropiane pas disa viteve mungesë.
Por, duket se skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, shortin nuk do ta ketë edhe aq të lehtë.
Kjo pasi mund të përballet me skuadra si Shakhtar Donetsk e Legia e Varshavës, mund të jenë dy nga disa klube që Prishtina mund të sfidohet në këtë fazë.
Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:
Shakhtar Donetsk (Ukrainë);
Legia Varshavë (Poloni);
Sheriff Tiraspol (Moldavi);
CFR Cluj (Rumani);
Hapoel Be’er Sheva (Izrael);
Celje (Slloveni);
Spartak Trnava (Sllovaki).