Shorti për Ligën e Kampionëve hidhet nesë, gjithçka që duhet të dini për edicionin e ri

27 gusht 2025 | 16:53

Pritja ka përfunduar. Nesër (e enjte), më 28 gusht në ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet shorti i UEFA Champions League 2025/26 në “Grimaldi Forum”, Monaco, ku 36 klubet e kualifikuara do të mësojnë tetë kundërshtarët e tyre për fazën hapëse të kompeticionit.

Kjo do të jetë edicioni i dytë nën formatin e ri të fazës së ligës, i cili ka zëvendësuar plotësisht fazën tradicionale të grupeve.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, të gjitha 36 skuadrat garojnë në një tabelë të vetme të përgjithshme. Çdo klub luan tetë ndeshje: katër në shtëpi dhe katër jashtë. Kundërshtarët tërhiqen nga katër vazo, të ndara sipas koeficientit të UEFA-s, me çdo ekip që përballet me dy klube nga secila vazo.

Rregullat kryesore përfshijnë: ekipet nga i njëjti vend nuk mund të përballen në këtë fazë dhe jo më shumë se dy klube nga e njëjta ligë mund të përballen me të njëjtin ekip.

Faza e ligës do të zhvillohet nga 16 shtator 2025 deri më 28 janar 2026. Tetë ekipet e para do të kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa klubet që renditen nga vendi i 9-të deri i 24-të do të luajnë një playoff me dy ndeshje në shkurt.

Me katër vende ende për t’u vendosur në raundet kualifikuese, 32 ekipe tashmë janë konfirmuar.

Vazoja 1 përfshin gjigantë si Real Madrid, FC Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, Chelsea dhe Inter Milan.

Vazoja 2 ka pretendentë të fortë si Arsenal, Juventus, Bayer Leverkusen, Atalanta, Eintracht Frankfurt dhe ndoshta Tottenham.

Në Vazo 3 gjenden ekipe të njohura si Napoli, Ajax, PSV Eindhoven, Olympiacos, Slavia Prague, Sporting CP dhe Marseille.

Më në fund, Vazoja 4 sjell skuadra të rrezikshme si Neëcastle United, Galatasaray, Monaco dhe Union Saint-Gilloise, së bashku me debutues si Pafos (Qipro) dhe Kairat (Kazakistan).

Kalendari i garës:

Faza e ligës: 16 shtator 2025 – 28 janar 2026

Playoff-et e eliminimit: 17/18 & 24/25 shkurt 2026

1/8 e finales: 10/11 & 17/18 mars 2026

Çerekfinalet: 7/8 & 14/15 prill 2026

Gjysmëfinalet: 28/29 prill & 5/6 maj 2026

Finalja: 30 maj 2026 në Budapest.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Besnik Krasniqi, ka publikuar një artikull të publikuar në…