‘Shovinizmi maqedono-serb ndaj shqiptarëve nuk luftohet me pazare miskine politike, por atij i duhet tharë burimi’

04 gusht 2025 | 13:51

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se kur në një sallë sportive dëgjohen thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, si në ndeshjen e fundit në Kumanovë, nuk kemi të bëjmë me një incident të izoluar, por kemi të bëjmë me një kulturë urrejtjeje të toleruar heshtazi nga institucionet dhe politika.

“Ndërkohë që, partitë shqiptare në qeveri merren me ruajtjen e karrigeve të Mickovskit dhe të vetat dhe mbajnë zhagun pushtetit të Albin Kurtit në Kosovë, ky i fundit zgjedh të heshtë për këtë turp! Shovinizmi maqedono-serb ndaj shqiptarëve nuk luftohet me pazare miskine politike, por atij i duhet tharë burimi. Kërkohet përgjegjësi, ndëshkim dhe mbi të gjitha pjekuri politike nga faktorët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka filluar javën me disa…