
Shpallen fituesit “Laureatët 2022”, Distria Krasniqi dhe Shpëtim Bajoku sportistët e vitit
Për herë të tretë radhazi, Distria Krasniqi u shpall “Sportistja e Vitit”, në organizimin vjetor të mbajtur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Edhe boksieri Shpëtim Bajoku u shpall “Sportisti i Vitit 2022”.
Për të shtatën herë radhazi, Driton Kuka, shpallet “Trajneri i Vitit”.
Boksierja Donjeta Sadiku fiton “Çmimin Special 2022”, konkurrenca e femrave.
Futbollisti Vedat Muriqi fitoi “Çmimin Special”, në konkurrencën e meshkujve.
Kombëtarja e Kosovës në futboll fitoi çmimin Kombëtarja e Vitit 2022, në komkurrencën e meshkujve. Ndërkaq Kombëtarja e hendbollit, u shpall më e mira, në konkurrencën e femrave për vitin 2022.
Dardan Cena u shpall “Shpresa Olimpike 2022”, konkurrenca e meshkujve.
Kiana Kryeziu fitoi çmimin “Shpresa Olimpike 2022”, në konkurrencën e femrave.