Shpallen zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Drejtues nga UP-ja

29 maj 2025 | 11:04

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur dje shpalli zgjedhjet për anëtarët e UP-së në Këshillin Drejtues.

Në mbledhje u vendos të shpallen zgjedhjet për pesë anëtarët nga personeli akademik që përfaqësojnë Universitetin e Prishtinës në Këshillin Drejtues.

Senatorët, pa vota kundër dhe abstenime, miratuan shpalljen e konkursit dhe përcaktimet e kritereve për përzgjedhjen e studentëve të rinj në programet baçelor dhe master.

U aprovua njëzëri edhe Rregullorja për Zyrën e Ombudspersonit, pasi me statutin e ri të korrikut të vitit 2024, UP-ja duhet të ketë një avokat për studentë.

Ndryshim i vogël iu bë tekstit të rregullores për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm. Termi “bashkëpunëtorë të jashtëm” u zëvendësua me “profesorë të angazhuar”.

Senati vendosi të shpallë thirrje publike për profesorë dhe asistentë të angazhuar dhe ua vazhdoi angazhimin kësaj kategorie në UP për vitin 2025/’26.

Në mbledhje u përcaktuan qartë edhe kriteret dhe dallimet mes konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në Senat kaluan njëzëri edhe disa tema doktorate nga njësitë e ndryshme akademike të UP-së, sipas rekomandimeve të Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës, derisa u diskutua edhe rreth shfrytëzimit të hapësirave universitare nga palët e treta.

U vendos që palët e treta që nuk kanë mision të njëjtë a të ngjashëm me Universitetin e Prishtinës, nuk mund të shfrytëzojnë hapësirat e këtij universiteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi Berat Mustafa, pronari i kompanisë “Fluidi Grup” (prodhues i…