Shpallet gjendje emergjente në Komunën e Kamenicës

13 janar 12:47

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, pas gjendjes së krijuar nga vërshimet ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në këtë komunë.

Kastrati, përmes këtij vendimi obligon Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në Komunë.

Ekipet komunale dhe ekipet e zjarrfikësve, janë gjatë gjithë kohës në terren për sanimin e problemeve aty ku ka nevojë.

“Për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët vazhdojnë të kenë problem nga vërshimet e ditëve të kaluara, këta numra janë në dispozicion për kontakt: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti…