Shpallet konkursi për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së

14 shkurt 2018 | 16:51

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Kandidatët potencial që duhet t’i plotësojnë kushtet për të marrë timonin e SHSKUK-së duhet të kanë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në menaxhment, prej të cilave së paku tri vjet në menaxhimin e institucioneve të nivelit dytësor apo tretësor të kujdesit shëndetësorë, ose organizatave me aktivitet të veçantë në fushën e menaxhmentit shëndetësorë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë Universitar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Konkursi hapet nesër (e enjte) dhe do të vazhdojë për 15 ditë rresht.

Për kushtet të cilat kërkohen mund të informoheni më gjerësisht në numrin e nesërm (e enjte, 15 shkurt 2018) të gazetës “Epoka e re” në versionin e shkruar, ku botohet konkursi i plotë për drejtor të SHKSUK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pretendimet për veprime joprofesionale dhe joligjore në kuadër të Agjencisë…