Shpallet konkursi për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Haxhiu jep detaje

23 shkurt 2026 | 14:49

Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka bërë me dije  kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka thënë se ata që e meritojnë të jenë në këto dy pozita të votohen nga Kuvendi.

Sipas saj, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante

“Do të kujdesemi që procesi të jetë transparent dhe po ashtu profesional. Ata që e meritojnë të jenë në këto dy pozita të votohen nga Kuvendi, ndonëse pastaj varet nga vullneti i deputetëve. Siç kemi thënë në vazhdimësi, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante prandaj përveç që sot shpallëm konkursin për dy gjyqtarë të gjykatës Kushtetuese do të vazhdojmë nesër me një anëtar të Këshillit Prokurorial”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me CSDG…