
Shpalli krizën e energjisë, Rama: Sot në orën 15:00 do t’ju njoftoj masat
09 tetor 2021
| 11:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se ditën e sotme në orën 15:00 do të prezantojë planin e masave, pas shpalljes së krizës së energjisë.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi për një paketë masash, që sipas tij kanë si qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve. Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Rama zbulon se prezantimi do të bëhet në orën 15:00.
“SOT ORA 15.00. Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike?”, ka shkruar Rama.