Shpalosen detaje për maratonën ‘Prishtina 2023’

20 shtator 2023 | 16:49

Federata e Atletikës e Kosovës (FAK) në konferencën për medie ka dhënë hollësi për Maratonën “Prishtina 2023”. Maratona “Prishtina 2023” do të mbahet më 24 të këtij muaji, respektivisht këtë të diel, në kryeqytet.

Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, ka thënë se organizimi i kësaj maratone ka filluar para 22 vjetësh dhe nuk është ndalur deri më sot, pasi e ka bërë punën e vet jo vetëm në Kosovë. Ndërkaq, zyrtari për sport në komunën e Prishtinës, Granit Makolli, u shpreh i lumtur që maratona do të organizohet sërish në kryeqytet, ndërsa e siguroi FAK-un se do ta ketë mbështetjen e plotë nga komuna.

Për Fitim Arifin, përfaqësuesin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ky edicion i maratonës është shumë i rëndësishëm, pasi është në kohën e lajmit të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Ndërkaq zyrtari për informim, njëherësh anëtar i Kryesisë së Federatës së Atletikës, Adrijan Mazreku, shpalosi edhe hollësitë e kësaj maratone. Nga kjo maratonë do të ketë shpërblime edhe për atletët që zënë tetë vendet e para. Shpërblimet do të jenë për meshkujt dhe për femrat. Shpërblimet për vrapimin Maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat: Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro). Shpërblimet për vrapimin Gjysmëmaratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro).

https://youtu.be/_inW5RiXKlY

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e…