Shpat Kasapi kapet mat me të dashurën

29 gusht 2020 | 22:36

U bë një kohë prej kur kemi dëgjuar së fundmi në lidhje me jetën private të Shpat Kasapit. Por, kjo nuk nënkupton se s’ka të reja nga personalja e këngëtarit të njohur që ka “thyer” shumë zemra vajzash ndër vite.

Shpati tash e një kohë duket të jetë në një lidhje të konsoliduar, larg syrit të publikut. Prive.al ka siguruar disa fotografi të këngëtarit me vajzën që i ka marrë zemrën.

Fotot janë të shkrepura mbrëmë në Shkup dhe shfaqin çiftin në një dalje të tyre gjatë mbrëmjes.

Burimet i kanë rrëfyer portalit tonë se dyshja ishin haptazi çift.

“Erdhën në lokal dhe dolën dorë për dore” – kanë treguar dëshmitarët për Prive.al, duke hequr të gjitha pikëpyetjet e mundshme mbi raportin e Shpatit me vajzën, deri tani, misterioze.

Ju shkoftë mbarë, ç’të themi tjetër?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja do të zgjasë deri më 30 shtator mbylljen e…