Shpejt dhe ngadalë

09 dhjetor 2025 | 08:00

Johannh Volfgang Von GOETHE (1749-1832)

 

Mos u nxito! Mos u vono! Duro!

Një kryefjalë shkruaj posi kjo;

Vare mbi gjoksin posi hajmali,

Ruaje në diell dhe në shi;

Me lulet rrotull teje mos u merr,

Dhe i patrembur gjer në varr e shpjer.

 

Mos u nxito! Pa mend mos u vono!

Kur shpirti sulet, ti mos e ndalo!

Mejtohu mirë, udhën drejt e nis

Dhe sulu tutje me mish e me shpirt;

Ngadalë! Kurrë s’ndreqet një lajthim

I bërë pa hesap e pa peshim.

 

Mos u vono! Se tutje turret jeta,

Kalo si trim, guxo pa ardhur vdekja;

Një punë bëj të lartë dhe të fortë,

Të cilën koha kurrë s’mund ta mposhtë.

Mbi dhenë nam të gjallë lërë për jetë,

S’prish punë që si shokët vdes dhe vetë.

Mos u nxito! Mos u vono! Mejto!

Gurët e fatit qetas i duro!

Detyrën ki si prijës kryesisht,

Bëj gjithënjë të drejtën burrërisht;

Mos u nxito! Mos u vono! Pa fjalë

Zoti në fund të nxier faqebardhë.

 

Shqipëroi: Fan S. Noli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Franz Kafka Përktheu: Silvana Semini Ishte shumë herët në…