
Shpend Ahmeti: 104 vdekje për katër ditë!
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas shifrave të fundit sa i përket pandemisë në vend, ku vetëm sot 32 qytetarë humben betejën me këtë virus.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Kosova ka dështuar edhe në sigurimin e vaksinave por edhe në vaksinim.
“Mbi 50 milionë britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milionë amerikanë me Pfeizer. Leni teoritë e facebookut”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
104 vdekje për katër ditë!
Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.
Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer. Leni teoritë e facebookut. E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!
prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë. Atëherë jemi përqeshur. Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë.
kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim. Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!