Shpend Ahmeti ia uron fitoren LV-së

14 shkurt 2021 | 20:02

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të Exit Polleve, ku Lëvizjen Vetëvendosje e nxjerrin fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ahmeti ka uruar LV-në për fitore.

“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në Facebook.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të Exit Polleve. Nisma…