Shpend Ahmeti përkujton dëshmorët e Prishtinës

18 prill 2021 | 13:57

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në pamundësi të organizimit të tubimeve përkujtimore për shkak të pandemisë Covid-19, ka përkujtuar dëshmorët e kryeqytetit, të cilët kanë rënë heroikisht për çlirimin e Kosovës gjatë luftës çlirimtare.

“Në pamundësi të tubimit fizik, sot virtualisht përulemi para dëshmorëve të Prishtinës. Ju themi familjeve që në vend të pikëllimit të kenë krenari që në familjet e tyre kishin njerëz që ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën që ne të jetojmë të lirë.  Në ditën e dëshmorëve të Prishtinës edhe ne i përkujtojmë me krenari! Lavdi!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 22 vjet nga beteja e zhvilluar te…