Shpend Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e aktores Leze Qena

25 mars 2020 | 14:03

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores së mirënjohur, Leze Qena.

Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se aktoren Qena e ka njohur si mike të babait, Ali Ahmeti, i cili ishte po ashtu aktor.

“Sigurisht se nuk ka moment të duhur për të respektuar dikënd që largohet nga mesi jonë. Por më vjen keq që duhet ti themi lamtumirë Leze Qenës në këto kushte. Nuk do të kenë mundësi të gjithë ta respektojnë me pjesëmarrje. Ju kam njohur si mike e babit tim, e sot në emër të Prishtinës të falenderojmë për krejt ato momente të bukura që ja dhe Kosovës dhe shqiptarëve.
Ngushëllime!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në seancën për mocionin…