
Shpend Dobranja aderon në PDK
Drejtori i disa mediave, Shpend Dobranja ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, përmes një njoftimi për media.
“Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK .Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive mediatike, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit. Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe politike!