Shpërndahen 400 pako me mish viçi për familjet skamnore në kryeqytet

12 gusht 2019 | 16:10

Komuna e Prishtinës në partneritet me “Qatar Charity” ka bërë shpërndarjen e 400 pakove me mish viçi për familjet me asistencë sociale.

Drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, ka falënderuar donatorët për kontributin e dhënë në këtë aktivitet social.

“Këto pako janë vetëm disa prej disa qindra që kemi shpërndarë në javët e fundit, për të cilat shprehim mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për të gjithë kontribuuesit, donatorët dhe partnerët me të cilët bashkëpunojmë. Mbresëlënëse do të ishte që aktivitete të tilla të bëjmë konstant gjatë tërë vitit kalendarik. Gëzuar Festa!”, ka shkruar Kukaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj,…