Shpërndahen 45 lopë qumështore për blegtorët llapjanë

05 janar 2022 | 15:48

Komuna e Podujevës në partneritet me organizatën “OZHR Mëshqerra”, të mërkurën ka shpërndarë 45 lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ për blegtorët llapjanë.

Prezent në ceremoninë e shpërndarjes ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili premtoi mbështetje të vazhdueshme për sektorin e blegtorisë në komunën e Podujevës.

“Gjatë këtij viti, me buxhetin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) por edhe përmes bashkëpunimeve me partnerë tjerë, siç është ky i sotmi, do t’u dalim në ndihmë fermerëve llapjanë”, ka thënë kryetari Bulliqi.

Kjo është hera e dytë që DBPZHR shpërndanë lopë qumështorë të racës ‘Hollshtajn’ për blegtorët llapjanë, ndërsa ky projekt buron nga marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe “OZHR Mëshqerra” e nënshkruar vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e mërkurë në Rahovec do të funksionojë shërbimi…