Shpërndarja e Kuvendit: Presidenca iu referua deklaratës së tij, Murati tash pretendon tjetër kuptim

07 mars 2026 | 20:16

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, duke pretenduar se Zyra e Presidentes ka përdorur jashtë kontekstit një deklaratë të tij të mëhershme për ta arsyetuar juridikisht vendimin.

Murati ka thënë se një pjesë e shkëputur nga deklarata e tij e 25 dhjetorit të vitit të kaluar është shpërndarë nga këshilltarë të kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, si argument në mbështetje të dekretit të fundit.

Sipas tij, interpretimi i bërë nga Presidenca nuk qëndron, pasi deklarata e tij i referohej një rrethane krejt tjetër kushtetuese, ndonëse Murati në momentin kur e kishte bërë deklaratën nuk kishte specifikuar rrethanën apo paralajmëruar ndonjë skenarë, por kishte pohuar se, nëse nuk ka Kosova president të ri deri me 4 mars, atëherë shpërbëhet Kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat izraelite raportojnë se Mojtaba Khamenei, djali i dytë i…