Shpërthen bomba pesëtonëshe e Luftës së Dytë Botërore
14 tetor 2020
| 08:27
Ka shpërthyer bomba e Luftës së Dytë Botërore, të cilën dhjetëra palombarë të forcave të ushtrisë po përpiqeshin të çaktivizonin pranë portit të qytetit polak të Swinoujscit.
Pamjet tregojnë momentin kur bomba pesëtonëshe “Tallboy” shpërtheu nën ujë duke shkaktuar një “kërpudhë” të madhe mbi sipërfaqe.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati asnjë person të lënduar, por banorët në zonat përreth ndien një tronditje të madhe.
Bomba u hodh nga Forcat Ajrore Mbretërore në një sulm ndaj një anije luftarake naziste më 1945 dhe u zbulua vetëm vitin e kaluar gjatë pastrimit afër qytetit port të Swinoujscit.





