Shpërthen fabrika e bitumit në Rusi, dyshohet për sulm me dron

07 qershor 2025 | 19:44

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Nizhny Novgorod në Federatën Ruse, duke përfshirë një fabrikë bitumi, ndërkohë që disa media dhe faqe publike sugjerojnë mundësinë e një sulmi me dron.

Zjarri ka shpërthyer në zonën industriale të qytetit të Kstovos, dhe po digjen rezervuarët e bitumit, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacionit të shpërndarë nga ekipet ruse të shpëtimit, një njësi prodhimi bitumi me një vëllim të përgjithshëm prej 200 metrash kub është përfshirë nga flakët, ndërkohë që produkti ka shpërthyer gjithashtu. Deri më tani mediat ruse dyshojnë se mund të jetë një sulm i mundshëm me dron, duke përfshirë në raportet e tyre gjithashtu një përmendje të mundshme të rafinerisë Lukoil si objektivi i sulmit. Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të shuar flakët dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve, ndërkohë që autoritetet ruse janë duke hetuar shkaqet e mundshme të këtij incidenti./Euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
7 Qershori 2025-ës, shënon 26 vjetorin e lëshimit për opinion,…