Shpërthen goma: Ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar

05 mars 2020 | 19:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme, në Bathore.

Sikurse njofton policia, një 28-vjeçar që punonte në gomisteri, ka plasur aksidentalisht një gomë, dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

Mësohet se punëtori, nuk i ka rezituar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ku po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar Nora Kelmendin, Këshilltare Politike…