Shpërthim i fuqishëm në një universitet privat në Tiranë

09 dhjetor 2021 | 22:46

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në ambientet e Universitetit Epoka, në afërsi të rrugës “Rinas” në Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se dyshohet se një bombol ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Gjithashtu raportohet se dëshmitarët kanë treguar se kur ka ndodhur shpërthimi ka pasur student brenda.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e vjetër të basketbollit…