Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, katër të plagosur

15 korrik 2019 | 14:54

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në rrugën “Vaso Pasha”.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium në një dyqan eventesh.

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Raportohet se janë 4 të plagosur, 3 prej të cilëve janë: një banor që kalonte rastësisht dhe 2 vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe ka njoftuar se të dëmtuarit janë shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D. S. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma vazhdon të mos heq dorë nga transferimi i…