Shpërthim i madh në një park industrial në Gjermani

27 korrik 13:13

Një shpërthim i madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen, ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem” dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Të paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë mbeten të zhdukur, ka raportuar agjecia e lajmeve, Associated Press.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa herë që poston foto apo video me bikini, ajo…