Shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit, raportohet për viktima

26 gusht 2021 | 16:55

Ushtria amerikane konfirmoi sot se një shpërthim ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan.

Ndërkaq Ministria turke e mbrojtjes thotë se ka pasur dy shpërthime.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Ende nuk dihet për viktima të mundshme. Kur të mundemi do të ofrojmë informacione shtesë”, ka pohuar zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Agjencia “Reuters” citon një zyrtar amerikan të ketë thënë se sipas një raporti fillestar shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, por ai paralajmëroi se ky informacion mund të ndryshojë.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për incidentin, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Rel.

Një zyrtar taliban ka thënë se të paktën 11 persona janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit. Zyrtari tha se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë dhe se një numër i rojeve talibane ishin plagosur. Ky informacion nuk është konfirmuar ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e ka nisur me fitore edicionin e ri në…