Shpërthim në termocentralin e Enel në Itali, 3 të vdekur e 6 të zhdukur

09 prill 2024 | 19:51

Një shpërthim ka ndodhur në një termocentral në Bologna të Italisë, pasditen e sotme rreth orës 15:00.

Bilanci paraprak flet për 3 të vdekur, 10 të plagosur e 6 të zhdukur. Mbi dyzet zjarrfikës janë të përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Duket se numri i të të plagosurve është i destinuar të rritet, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende me saktësi.

Nga informacionet e para bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një gjenerator të lidhur me një turbinë.

Termocentrali në komunën Camugnano, i përket Enel. I ndërtuar në bregun e liqenit Suviana, është më i fuqishmi në Emilia Romagna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Zajednica është duke u…