
Shpërthim në Tiranë, dëmtohen disa automjete
Rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Peti” në Tiranë, një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E.K., 39 vjeç.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara aty pranë.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja.
Forcat e rendit po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
reth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronews/