
Shpërthime mbi Fordow, VIDEO nga sekondat historike ku amerika sulmon thellë në zemrën bërthamore të Iranit
Rreth orës 02:00 të mëngjesit, me orën shqiptare të dielën më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sulmin historik ajror ndaj Iranit, duke goditur tre nga objektet kryesore të programit bërthamor iranian. Ndër to ishte edhe impianti i Fordoë-t, i vendosur thellë nën mal pranë qytetit të shenjtë Qom.
Media shtetërore iraniane publikoi një video ku shihet një re e madhe tymi që ngrihet nga drejtimi i impiantit, e filmuar nga një automjet në lëvizje përgjatë autostradës Teheran-Qom.
Zëri në video thekson: “Tymi i vetëm që shihet në qiell mbi Fordoë vjen nga impianti bërthamor.” CNN verifikoi gjeografikisht pamjet, por nuk mundi të konfirmojë në mënyrë të pavarur burimin e saktë të tymit.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se objektet në Fordoë, Natanz dhe Isfahan janë “shkatërruar plotësisht”. Megjithatë, autoritetet iraniane mohuan dëme të mëdha, duke pohuar se janë dëmtuar vetëm hyrjet dhe daljet e impiantit, jo vetë struktura e tij e brendshme.
Pamjet e publikuara, së bashku me shpërthimet e dëgjuara në video, kanë nxitur reagime dhe raportime të shumta nga mediat ndërkombëtare, ndërsa tensioni mes dy vendeve duket se ka hyrë në një fazë të re, shumë më të rrezikshme.