
Shpërthimet në veri thuhet se ishin nga fishekzjarret
18 prill 2022
| 08:23
Mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës janë dëgjuar dy shpërthime.
Siç raportohej nga mediet lokale, shpërthimet kanë qenë të fuqishme, dhe banorët kanë dyshuar se mund të jenë bomba.
Sipas të njëjtave medieve, thuhet se policia ka deklaruar se bëhej fjalë për fishekzjarre të mëdha.
Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.