
Shpëtohet 21-vjeçari që pësoi arrest kardiak
25 mars 2022
| 14:39
Të premten ekipi i urgjencës në QMF-së në Duhël të Suharekës, ka shpëtuar jetën e një pacient me arrest kardiak.
Me intervenimin e tyre, ata kanë kthyer pacientin në jetë!
Pacienti 21-vjeçar ishte në arrest kardiak, pa shenja jete, por pas intervenimit nga ekipi mjekësor ai është kthyer në jetë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.