Shpëtohet një shtetase italiane në zonën e Brezovicës, në kufirin Kosovë – Maqedoni
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës sot ka pranuar një thirrje lidhur me një aksident në zonën e Brezovicës, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas SHKSHMK-së, një grup turistësh italianë po skijonin në zonën ndërmjet Majës së Gurit të Zi dhe Majës së Liqenit, ku ka ndodhur aksidenti.
Ski-bjeshkatarja kishte pësuar frakturë në këmbë duke i pamëndësuar çdo lloj lëvizje nga vendaksidenti.
“ShKShMK ka zhvilluar operacionin me dy ekipe që kanë zhvilluar operacionin nga qendra skitare e Brezovicës, ekipi i parë ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e parë dhe ka bërë imobilizimin e të aksidentuarës” thuhet në njoftimin e Shërbimit.
Ekipi i dytë është bashkuar me pajisje kolektive për evakuimin e të aksidentuarës nga itinerari i njejtë.
Duke qenë zonë e izoluar dhe brenda territorit të RMV-së, është vendosur që evakuimi të bëhet me helikopter në bashkëpunim me autoritetet Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Gjatë zhvillimit të operacionit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka qenë në kordinim me: Ambasadën e Italisë në Kosovë, Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim – AICS Tirana AICS Tirana, Ambasadën e Italisë në Maqedoninë e Veriut.
Operacioni është mbështetur gjithashtu nga menaxhmenti i Qendrës së Skijimit në Brezovicë (AKP)” thuhet në njoftim.



