Shpëtohet piloti i zhdukur amerikan pas rrëzimit të aeroplanit në Iran
Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se një anëtar i zhdukur i ekuipazhit të një aeroplani luftarak F-15 është gjetur dhe shpëtuar në Iran.
Ai ishte një nga dy personat në bordin e aeroplanit të cilin Irani tha se e rrëzoi në jugperëndim të vendit.
Zyrtarisht nuk janë publikuar detaje të tjera rreth personit të shpëtuar.
Anëtari tjetër i ekuipazhit ishte gjetur i gjallë pas një operacioni kërkim-shpëtimi.
Raportohet se zyrtarët iranianë kishin ofruar një shpërblim për njerëzit që do të gjenin anëtarin e zhdukur amerikan të ekuipazhit, sipas mediave zyrtare shtetërore.
Ndryshe, të shtunën presidenti amerikan, Donald Trump, ndau një video në platformën e tij Truth Social që sipas tij tregon një “sulm masiv në Teheran”.
Ai pretendon se “shumë nga udhëheqësit ushtarakë të Iranit, të cilët kanë udhëhequr dobët dhe pa mençuri”, u vranë në sulm.



