Shpifje apo padituri nga Gazmend Muja: Gënjen publikisht duke thënë se Faton Peci fitoi pa balotazh

18 tetor 2025 | 18:13

Kandidati për asamble, që ka provuar pothuajse të gjitha partitë dhe që njëres prej tyre ia pa hajrin pasi e punësoi gruan, së fundmi kandidoi me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Gazmend Muja bëri një postim duke gënjyer publikisht, kinse me votat e diasporës Faton Peci ka shënuar fitore pa balotazh.

Nuk dihet nëse ky postim është vetëm një shpifje në stilin e “Zëri i Mitrovicës”, apo një padituri në llogaritje nga profesori që pretendon të ketë nxjerrë kuadro.

Me përfshirjen e votave të diasporës, Faton Peci (VV) ka arritur 15,745 vota – 50.17%, ndërsa Arian Tahiri (PDK) ka 15,629 vota – 49.83%, shkroi Muja dhe më pas e fshiu postimin e tij.

Por në të vërtetë, gjendja është kjo:

Faton Peci: 47.96% (15,745 vota), Arian Tahiri: 47.60% (15,629 vota), Gezim Plakolli: 3.71% (1,217 vota) dhe Qazim Nimani: 0.73% (240 vota)

Ndërkohë kanë mbetur edhe 123 vota me kushte dhe 23 vota me nevoja të veçanta./jepizë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka nisur publikimin e…