Shpiket hunda artificiale

22 maj 11:54

Realizohet një hundë elektronike, në gjendje të nuhasë praninë e qenieve njerëzore duke u bazuar te gazrat që dalin nëpërmjet frymëmarrjes dhe lëkurës.

E përbërë nga një grumbull mikroçipësh të vegjël, mund të montohet nëpër robotë dhe dron që mund të përdoren në vend të qenve të shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve nën orteqe apo rrënojat e tërmeteve.

Zbulimi i kësaj pajisjeje është publikuar në revistën shkencore “Analytical Chemistry” nga studiuesit e Politeknikut të Zyrihut.

Testet e zhvilluara nga Universiteti i Innsbruckut tregojnë se hunda elektronike arrin të gjejë persona të bllokuar në ambiente të mbyllura./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike…